Kryesocialisti Edi Rama e nisi javën e tretë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku ndalesa e parë ishte një qendër shëndetësore ku vijon vaksinimi.
Qyteti liqenor është duke u bërë gati për sezonin e turizmit.
Po punohet për shtrimin e rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin urban të gjithë zonës buzë liqenit tejet e frekuentuar gjatë verës.
Në qendër të qytetit Edi Rama bashkëbisedoi me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë.
“Do të jemi këtu për të vijuar më tej të mos ndalojmë mos të shkojmë mbrapa”, tha Rama.
Rama foli edhe për kundërshtarët politik, duke dhënë pikpamjen e tij se çfarë mund të ndodh nëse vota nuk shkon për Partinë Socialiste.
“Janë një zinxhir i tërë punësh që rrezikojnë të mbetën në vend. Besoj nuk do të ndodh kështu dhe besoj do të ndodhë e kundërta ajo që duhet do vendosë populli që puna duhet të vazhdojë”, tha ai.
Top Channel