Kryeministri Edi Rama është nisur për në Korçë por ndërkohë rrugës ka marrë në telefon edhe deputetin Damian Gjiknuri, bisedë të cilën e ka transmetuar në Facebook.
Biseda
Rama: Ça bëhet Damian, do e bësh tërmet Vlorën?
Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja e duhur, aty e ka lezetin
Rama: Si shkon puna
Gjiknuri: Gjithçka mirë, e përgjithshmja mirë e qetë, nuk ka probleme, as pretendime nga asnjë parti
Rama: Ç’bën Leskua?
Gjiknuri: Ja atë punën e tij, secili bën punën e tij
Rama: Po ky ka ardhur?
Gjiknuri: Kush presidenti?
Rama: Po ai presidenti futbollit
Gjiknuri: vjen ai, atë punë ka, vjen i maskuar nuk del në tribunë po punon mbrapa dyerve,
Rama: Me OFL apo KÇK?
Gjinuri: LSI këtu sikur e ka humb toruan nuk ka përfaqësim në Vlorë.
Rama: Po me komunitetin çam si ecim?
Gjiknuri: Po e mirëpresin , e quajnë të mirë atë kandidaturën çame, në rrezen e fitores
Rama: Është goxha grua ajo. Po Fate Velaj vazhdon ai në fushatë?
Gjiknuri: pP vazhdon të mbështesë PS, dhe kjo është mirë.
Rama: Unë po iki në Korçë po ti e di që Vlora s’më hiqet nga mendja forca ta bëjmë një termet atje.
Top Channel