Gjyqi i Netanyahut, redaktori: Më thanë të heq të gjitha lajmet negative për kryeministrin

05/04/2021 19:45

Dëshmitari i parë në gjyqin e korrupsionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha sot se ishte urdhëruar ‘të zhdukte’ çdo lajm negativ për kryeministrin.

Ish-drejtori i rrjetit ‘Walla’, Ilan Yeshua tha se ishte urdhëruar nga pronari i medias Shaul Elovitch, të postonte vetëm përmbajtje që ‘godiste’ rivalët e Netanyahu.

Në akuzat e tyre prokurorët tanë se Netanyahu kishte marrë vendime me vlerë miliona dollarë për entet rregullatore në favor të Elovitch.

Të dy të përmendurit refuzojnë shkeljet.

Kryeministri po gjykohet për rryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit për tre çështje të veçanta, por hodhi poshtë gjyqin si një “parodi” dhe akuzoi prokurorinë për tentativë “grusht shteti”.

Zhvillimi vjen në një kohë kur presidenti i vendit po takohet me parlamentarët për të caktuar kreun e ri të qeverisë pas zgjedhjeve të muajit të shkuar.

Zgjedhjet nuk arritën të zgjidhnin ngërçin politik të dy viteve ku as partia e djathtë e Netanyahu dhe as grupi i partive kundërshtare nuk kanë arritur të marrin maxhorancën.

Presidenti Reuven Rivlin do të konsultohet me liderët kësaj jave për të nominuar atë që ka më shumë shanse të krijojë një qeveri.

Netanyahu ka hedhur poshtë “gjuetinë e shtrigave” që pretendon se bëhet nga kundërshtarët e tij, dhe zotohet të pastrojë emrin.

Ndërkohë dhjetra mbështetës dhe protestues kundër Netanyahu ishin mbledhur jashtë gjykatës së rrethit të Jerusalem.

FOTO GALERI
2/3
Protestues kunder Netanyahut jashte gjykates

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA