Gazetarët rrëfejnë si ndihen 3 ditë pas marrjes së vaksinës kineze

05/04/2021 11:22

Pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi nisjen e vaksinimit edhe për gazetarët.

Shumë prej tyre “vrapuan” që në thirrjen e parë për të marrë vaksinë e Covid-19. Dy prej gazetarëve të “Wake Up”, Edlira Sulejmani dhe Ermal Këlliçi ishte ndër të parët që u vaksinuan. Ata rrëfyen sot në emision si ndihen, kur kanë kaluar tre ditë nga marrja e dozës së parë.

“Unë isha e para që vrapova për t’u vaksinuar. Ishte një vendim që e kisha marrë më përpara. Qëkur e mora vesh që do vaksinoheshim thashë: Pse jo?

Duhet ta bëj vaksinën. Unë nuk e kam kaluar Covid dhe mendova se kjo do të ishte një mundësi për të mbrojtur veten, stafin dhe familjen.

Nuk kisha mundësi zgjedhje për vaksinën, por mu dha mundësia të vaksinohesha me vaksinën kineze. Sot është dita e tretë që prej ditës së premte dhe jam shumë mirë. Kisha pak dhimbje lokale në vendin ku u bë injektimi, por aktiviteti im ka filluar normalisht”, u shpreh Edlira.

Ndërsa Ermali rrëfeu: “Unë e kisha ndarë mendjen që do bëj çdo vaksinë që do më ofrohej. Nuk kisha dilema fare dhe unë vrapova dhe jam totalisht i lumtur që mu dha ky shans”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA