Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e programit përmes një lidhje Skype nga SHBA, modelja shqiptare Cindy Marina.
Pak ditë më parë ajo ndihmoi të realizohej ndërhyrja për Noemin, vajzën 3 vjeçare që nuk mund të ecte.
Pas dëgjimit të rastit në fjalë, Cindy mblodhi plot 15 mijë euro përmes një platforme online duke plotësuar shumën e nevojshme për kryrjen e operacionit.
Gjatë biesedës një videomesazh nga e ëma surprizoi Sindin, e cila nuk e priste aspak që mamaja t’i zbulonte një sekret që shumë pak e dinin.
“Cindy gjithnjë ka qenë kompetitore me vëllezërit e vet, por një sekret i vogël është që Cindy nuk di të këndojë. Që e vogël ajo këndonte nëpër shtëpi por ne i thoshim “Cindy ti mund të bësh çdo gjë, por s’ke zë për të kënduar”. Ajo jo vetëm që s’na dëgjonte, por këndonte dhe më zë më të lartë”, tregoi ndër të tjera e ëma.
Top Channel