Kryeministri Edi Rama sërish ka krahasuar mënyrën e fushatës nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha me vaksinimin që po kryhet në vend.
Ai thekson se në 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin; për rindërtimin jo për rishkatërrimin; për forcimin e ligjshmërisë e rritjen e ekonomisë, jo për rikthimin e paligjshmërisë e të çorodisë.
“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë ndodhet ditën e sotme në Porgradec, ku ka parë nga afër edhe procesin e vaksinimit të të moshuarve.
Me anë të një fotoje ai ka treguar qendrën e vaksinimit në Pogradec dhe sipas tij, epiqendrën e infektimit në Malësi të Madhe, atje ku është edhe Basha.
Top Channel