Covid/ Policia e Parisit heton darkat në ‘restorantet sekrete të luksit’(foto-video)

05/04/2021 19:22

“Kaviar, shampanjë, shefa të famshëm dhe jo maska”.

Policia franceze tha sot se ka nisur hetimet pas zbulimit në një program televiziv investigativ të bareve e restoranteve sekrete të luksit në kryeqytet.

Ministri i brendshëm Minister Gérald Darmanin tha se ka urdhëruar nisjen e hetimeve duke i quajtur vende të tilla “totalisht të papranueshme”.

Por në investigimin e stacionit privat televiziv M6, thuhej se në këto vende pranohej vetëm elita e Parisit, me slogane reklamuese si “kaviar, shampanjë, menu nga shefa të famshëm, dhe nuk lejohen maska”.

Prej të shtunës Franca ka nisur fushatën e tretë të kufizimeve për reduktimin e rasteve me Covid-19.

Reportazhi i M6 tregonte një klub privat darkimi të paemëruar, në një nga zonat “elegante” të Parisit. Në vendin sekret ku hyhej nga një bllok apartamentesh, të ftuarit nuk mbanin maska. Në të, një kamerier i thotë gazetarit që hiqej si i ftuar: “Njerëzit këtu nuk mbajnë maska, pasi kalon pragun këtu, nuk ka më Covid”.

Darkimet nisnin nga €160 për person, deri në €490.

Në videon e xhiruar fshehtas, shihen ambjentet luksoze të darkimit dhe të ftuar që takoheshin duke u puthur në faqe, duke shkelur çdo kufizim të mundshëm koronavirusi.

Një grua dëgjohet në video që pretendon se “kësaj jave kam darkuar në dy-tre restorante klandestine, me disa ministra”.

Video është bërë virale në rrjet dhe ka bërë të lindë lëvizja #OnVeutLesNoms, që do të thotë “Duam emrat e tyre”.

Ministri francez i ekonomisë Bruno Le Maire gjithashtu shprehu shqetësimin për videon, por insistoi se “të gjithë ministriat pa përjashtim, respektojnë rregullat dhe asnjë prej tyre nuk ka leje të vecantë”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA