Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha ditën e sotme se kompania sllovene e prodhimit të fletëve të votimit do t’i qëndrojë afateve të printimit dhe transportit.

Celibashi thotë se sot pas një komunikimi me përfaqësuesit e kompanisë, nuk ka asnjë problem me formatin aktual.

“Kemi komunikuar sot herë me përfaqësuesit e kompanisë sllovene, në këtë format mund t’i qëndrojmë afateve që kemi kërkuar për sjelljen në KQZ. Procesi është më i thjeshtë se kemi një fletë votimi në dimensione më të vogla, nuk kemi asnjë lloj problemi në lidhje me printimin dhe shpërndarjen, pra sjelljen. E njëjtë me të gjitha qarqet. Duhet t’ia kishim thënë që me 26 mars, besoj nuk do të kemi asnjë lloj problemi qoftë me kostot apo integritetin. Kjo është fleta do të bëjmë të mundurën ose të pamundurën. Duhet të kemi të gjithë fokusin e proceduarave, kemi kohë mjaftueshëm”, tha Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA