Benitez: Prioriteti im mbetet Premier League, është kampionati më i kompletuar

05/04/2021 23:58

Që pas largimit nga stoli i Dalian në Kinë, Rafael Benitez është i papunë.

Sëfundmi është folur për një rikthim të tijin në stolin e Napolit, por në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle Marca Benitez ka zbuluar se prioriteti i tij mbetet Premier League me Rafën që pret një ofertë nga nga ndonjë klub i kampionatit anglez.

“Kam marrë më shumë se një ofertë në muajin e fundit, por nuk më pëlqeu projekti, nuk ishte as momenti i duhur për t’u rikthyer.Kisha shumë nevoja të kaloja kohën me familjen time. Dua një klub ambicioz, që lufton për fitimin e trofeve. Prioriteti im mbetet Premier League.

Eksperiencat e mia me Liverpool, Chelsea dhe Newcastle kanë qenë të mbushura me kënaqësi. Familja ime jeton në Angli dhe mbetet kampionati më i kompletuar në çdo aspekt“, deklaroi Benitez.

Top Channel