BE për Vjosa Osmanin: Tani të shohim rezultatet, presim reforma

05/04/2021 22:29

Pas entuziazmit, tani priten rezultatet; Bashkimi Europian e bëri të qartë se nga presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani do të kërkohet të shihen rezultate në reforma dhe angazhim në dialogun me Serbinë.

“BE pret që të punojë ngushtë me Presidenten Osmani dhe me institucionet e porsakonsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në urimin e Zyrës së bllokut europian në Prishtinë. Edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e uroi zgjedhjen e Presidentes Osmani, duke theksuar qartë se “vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”.

“BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të qytetarëve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkroi në Tëitter Varhelyi. Në urimin e tij, sakaq, ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, u shpreh se Gjermania do të vazhdojë të jetë “mike dhe partnere e ngushtë për Kosovën”. Ai u shpreh se pret “që të punojë nga afër me ju për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”.

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, u mundësua nga partia opozitare Lidhja Demokratike të Kosovës, parti në të cilën deri në qershorin e vitit 2020 Osmani ishte zyrtare e lartë. Madje në zgjedhjet e vitit 2019 LDK-ja e paraqiti zonjën Osmani si kandidate për postin e kryeministres. Kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku, që duket i afërt më zonjën Osmani dhe që i krijoi asaj kuorumin që të zgjidhet Presidente tha se “Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur konstruktivitetin si mjet të vetëm demokratik; duke vënë sërish një standard të ri politik në vend. Kurti vetë është i ndërgjegjshëm për punët e mëdha që që presin, duke nisur me pandeminë që ka gjunjëzuar mbarë botën. Sfidat janë të shumta, u shpreh ai, por gjithsesi bashkë do t`ia dalim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA