Përmbytje rekord në Japoni/ Të paktën gjashtë viktima humbin jetën pas reshjeve të shumta, mijëra persona ngelin të bllokuar në aeroport
Turqia raportoi 44.756 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1,483 pacientë simptomatikë, dhe 186 vdekje të tjera.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 3,4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 32.078, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 23.214 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,08 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.231, treguan shifrat e fundit. Mbi 39 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 249.126 gjatë ditës së kaluar.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 16,6 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 9,5 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 7,13 milionë dozat e dyta./AA
Top Channel