Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 554.106, prej të cilëve 966 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.610.743, me 69.739 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,67 milionë raste të konfirmuara dhe 59.614 të vdekur. Në SHBA deri më tani mbi 101 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 57 milionë dozën e dytë.

Top Channel