Protestuesit sulmojnë një stacion të policisë në Mianmar, 7 të vdekur

04/04/2021 03:13

Të paktën 7 policë e kanë humbur jetën në një sulm që protestuesit kundër grushtit ushtarak në Mianmar kryen ndaj një stacioni të policisë.

Sipas lajmit në faqen “Myanmar Now”, një stacion i policisë në qytetin Tamu në rajonin Saging u sulmua nga protestuesit bashkë me Thang Hou Gin, punonjësin e policisë i cili iu bashkua protestuesve duke kundërshtuar juntën.

Protestuesit që sulmuan stacionin e policisë me shpërthyes artizanale vranë 6 policë.

Ndërsa si pasojë e ndërhyrjes në konflikte nga ushtria e Mianmarit pak kohë më pas u vra polici kundër grushtit të shtetit Thang Hou Gin si dhe disa nga protestuesit që morën pjesë në konflikt

Top Channel