Pas përgatitjesh disa mujore, Egjipti realizoi paradën e pashembullt të mumjeve që zhvillohet nga Kairo për në qytetin e lashtë, Fustat.

Aktiviteti i pagëzuar “Parada e Artë e Faraonëve” organizohet për të transportuar disa nga thesaret më të çmuara arkeologjike të Egjiptit nga Muzeu në Sheshin Tahrir të Kairos për në Muzeun Kombëtar Egjiptian në Fustat.

Mumjet e faraonëve do të vendosen në kapsula të mbushura me gaz azotik për t’u mbrojtur. Mjetet e transportit janë përshtatur për të zbutur tronditjet gjatë rrugës në mënyrë që objektet unike të mos dëmtohen. Thesaret, ndër to trupat e balcamosur të 18 mbretërve dhe 4 mbretëreshave të Egjiptit të lashtë janë deri në 3000 vjeçare. Së bashku me trupat do të transportohen edhe artikujt që ata paten marrë me vete për në botën e përtejme, me të cilat janë varrosur.

Specialistët e antikuareve premtojnë se thesaret do të ekspozohen në madhështinë që meritojnë.

Top Channel