Duket se pak nga pak, rrugëtimit të talent show-t më të ndjekur “Just Dance ” po i vjen fundi.

Konkurrentët e kësaj rubrike kanë ardhur çdo javë ndryshe, me punë të palodhur, dëshirë e vullnet. Secili prej tyre me të njëjtin qëllim. Finalen !

Këtë të dielë u përzgjodhën nga juria konkurrentët që do të prekin gjysmëfinalen. Dy të përzgjedhurit e parë nga Graciano Tagani ishin Gerti dhe Emanuela.

Ndërkohë që ju bashkuan dyshes, Sara&Angelo dhe Estel si të preferuarit e Enada Hoxhës. Dhe dy emrat e fundit të dhënë nga Albi Nako , ishin Agelsa dhe Kristina.

Kështu këta konkurentë janë zyrtarisht gjysmëfinalistët e “Just Dance”! Mbetet për tu parë se si do të vijojë dhe kush do të jetë në finale. Deri atëherë mos humbisni asnjë puntatë të kësaj rubrike emocionuese!

Top Channel