Dyshohet se plagosi për vdekje një foshnjë dhe e futi në një qese plehrash, arrestohet 20-vjeçarja 19/09 09:43
Pavarësisht kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit në Londër u organizuan protesta kundër dhunës ndaj grave.
Rreth 200 protestues, kryesisht gra, u mblodhën në Sheshin “Trafalgar” dhe kërkuan ndëshkime më të rrepta nga autoritetet për dhunën ndaj grave.
U organizua një marsh protestues ku pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme.
Megjithëse në Britani është ndaluar tubimi i më shumë se 6 personave, policia nuk ndërhyri ndaj protestës.
Top Channel