Agim Veliu e Avdullah Hoti refuzojnë Vjosa Osmanin, kandidatja për presidente ‘siguron’ dy vota surprizë

03/04/2021 21:18

Kuvendi i Kosovës ka nisur raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, përballë Nasuf Bejtës.

Mësohet se dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu nuk po marrin pjesë në votim

Dy vota surprizë janë hedhur në kutinë për të zgjedhur kreun e shtetit të Kosovës. Bëhet fjalë për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj dhe për ish-presidentin Behgjet Pacolli.

Reshitaj ka qenë surprizë pasi AAK zyrtarisht është shprehur se nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, por deputetja duket se ka dalë kundër rrymës. Më herët edhe Pacolli ishte një zë kundër për Osmanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA