Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 37.303 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.376 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,27 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 31.385, me 155 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Gjithashtu, 19.925 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,99 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 38,33 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 235.298 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 2.054.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 15,7 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8,8 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 6,7 milionë dozat e dyta./AA
Top Channel