Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Shkodër, ku po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të qarkut e qytetarët e zonës.
Ai e cilësoi qytetin verior si një vend ku është investuar shumë pak, por ka vlera të mëdha. Rama tha se qytetarët do e zgjedhin të jenë me fituesit apo të rrinë me humbësit.
“Shkodra është qyteti më i pistë, më me shumë gropa në vend. Por këtë herë kemi sjellë në Shkodër njerëzit e duhur në kohën e momentin e duhur për të bërë punët e duhura. I takon Shkodrës të thotë i do apo nuk i do. Do Edona Bilalin, cila vjen nga jashtë partisë socialiste. Apo Benet Becin i cili është njeriu pa të cilin kjo nuk do të ishte bërë kjo sot, njeriu i mijëra projekteve që i ka bërë edhe në kohën e mëparshme në qeverisjen e PD-së. Ai është një socialist që zemrën e ka djathtas, i rreh nga krahu i djathtë, por me ne e bashkon vizioni, puna, në skuadër e bashkon qëllimi i madh se si t’i japim Shkodrës që të zgjidhim një ngërc. Ju e zgjidhni doni të jeni me fituesit apo doni të rrini me humbësit. Nëse Shkodra ka një urë të çmuar krenarie shkodrane dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët ka dinastinë Marubi. Mos harroni që dinastinë Marubi e kemi nxjerrë nga plehrat. E bëmë ne, ne komunistët që pika që s’u bie këtyre antikomunistave. Si filmi çatia jemi katandisur këtu në Shkodër. Baltën në këtë vend e marrin ata që punojnë pafund”, tha Rama.
Top Channel