Mitrovic mposht i vetëm Azerbajxhanin e De Biasit, Qipro “trondit” Slloveninë

31/03/2021 00:26

Azerbajxhani i Giani De Biasit pësoi humbjen e 2-të rresht në grupin A kualifikues për eliminatoret e Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë pësoi një tjetër disfatë minimale pas asaj ndaj Portugalisë këtë herë nga Serbia me shifrat 1-2.

Serbët kaluan në avantazh me sulmuesin e tyre kryesor Mitrovic në minutën e 16-të, por në minutën e 59-të Makhmudov shënoi golin e barazimit për azerët me një 11-metërsh.

Por për t’i dhënë tre pikët përfaqësueses ballkanase mendoi sërish Mitrovic që në minutën e 81-të i shërbyer nga Milinkovic-Savic shënoi golin e tre pikëve dhe të fitores së dytë në grup për Serbinë që kryeson me 7 pikë.

Surprizën në ndeshjet e orës 18:00 të vlefshme për raundin e 3-të e bëri Qipro që mposhti 1-0 Slloveninë me golin e Pittas në minutën e 42-të. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Slloveninë ndërkohë që Qipro u ngjit përkohësisht në vendin e 2-të me 4 pikë në grupin H.

Top Channel