Shqipëria ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me San Marinon e treta dhe e fundit për këtë grumbullim të vlefshëm për eliminatoret e kampionatit botëror Katar 2022.
Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje trajneri Edi Reja u shpreh se humbja me Anglinë nuk është se ka lënë gjurmë,t ani duhet të shohin përpara.
“Në ndeshjen me Anglinë u përpoqëm të bëjmë diçka në aspektin e kundërsulmit, por nuk ja dolëm mbanë, plani ynë nuk funksionoi dhe kjo nuk është diçka e rrallë pasi kishim përball një skuadër të një niveli shumë të lartë. Ndërkohë San Marino është një skuadër shumë e organizuar. Mund të them se është një skuadër e fortë jo vetëm në aspektin difensiv. Ndërkohë që ne kemi disa mundësira për të luajtur në varësi të modulit. E përsëris do të luajnë ata lojtarë që kam më në formë, për ne rëndësi ka që të jemi ekip i ekuilibruar dhe që të bëjmë diçka më tepër në sulm seç bën kundër Anglisë”, tha Reja.
Për Rejën me sa duket vetëm kapiteni dhe portieri është i sigurt për këtë takim.
“Mundësitë janë për të gjithë, Nuk kam ndërmend të bëjë eksperimente, do të fus në fushë ata që janë në gjendjen më të mirë, por do ta vendos të mërkurën. Mund të them vetëm që në portë do të luaj Straklosha dhe mund të them se është ndër të paktat reparte që jam në vështirësi zgjedhjeje sepse janë të dy portierët në formë shumë të mirë. Sai përket shiritit kur luan Berisha kapiteni është Berisha, ndërkohë që kur luan Strakosha kapiten do të jetë Hysaj këtë cështjen e shiritit tashmë e kam të zgjidhur”, tha Reja.
Ndërkohë kapiteni Elseid Hysaj sa i preket ndeshjes të së mërkurës shton,
“E rëndësishme është që të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultatet me skuadrat që janë në nivelin tonë ose poshtë nesh. Për ne, 3 pikëshi është shumë i rëndësishëm këtu, si me Andorrën, që të vazhdojmë të kemi shansin tonë. Në këtë ndeshje duhet të jemi shumë të përqendruar për t’ia dalë, sepse në këto ndeshje ndodh një moment i keq dhe gjërat nuk shkojnë mirë më pas, për këtë arsye nevojitet përqendrim maksimal”, tha ai.
Ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 20:45 dhe do të trasmetohet si gjthmonë drejtpërdrejtë në Digitalb.
Top Channel