‘Superjahti’ nënujor/ Do të transportojë njerëzit brenda disa minutash

29/03/2021 16:26

Nocioni i një platforme vëzhgimi dhe transportimi nën oqean brenda disa minutash duket më shumë pjesë e fantazisë sesa realitetit.

Por pronarët e superjahteve së shpejti mund të jenë në gjendje ta realizojnë vërtet një gjë të tillë, falë një modeli të ri që siguron një “përvojë zhytjeje” për deri në shtatë persona në bordin e mjetit të ri.

Ai që për momentin njihet si “Koncepti Hidrosferë” mund të zhvendoset nga trupi i anijes, dhe ti zhysë pronarin e të ftuarit e tij në ujërat e oqeanit, për të kundruar qetësisht jetën atje. E përshkruar si një hapësirë “për të ndarë momente magjike dhe për t’u zhytur shumë shpejt nën ujë”, pajisja ofron sipas projektuesve të saj një përvojë shumë të ngjashme me atë të zhytjes nënujore.

Nisma e Gresham Yacht Design vjen në një kohë kur kërkesa për zhytjet sa vjen e po rritet. Vitin e kaluar, kompania luksoze me bazë në Florida Triton Submarines dorëzoi mjetet e parë për 6 persona që mund të zhyten deri në 1.000 metra e shiti dhe një tip mini-nëndetëse me 24 vende, Triton DeepView 24.

Kompani të ndryshme të anijeve turistike kanë investuar fort këto vitet e fundit për të zhvilluar nëndetëse të vogla të cilat të përdoren për zhytje nga kureshtarët që duan të shohin nga afër botën nënujore. Edhe pse koncepti Hydrosphere nuk arrin thellësitë e disave prej tyre, ai ka përparësinë që mund të zhvendoset shumë shpejt dhe me lehtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA