SHBA/ I burgosuri merr peng rojet, pamjet e revoltës transmetohen direkt, para duelit me armë (fotot)

29/03/2021 16:29

Një i dënuar në burgun e Oklahoma në SHBA është vrarë me armë nga autoritetet pasi kishte marrë peng një prej rojeve të institucionit dhe nisi një revoltë të dhunshme që u transmetuar direkt në rrjetet sociale.

Oficerët e armatosur vrarë të burgosurin e paemëruar ende, i cili raportohet se kishte vjedhur çelësat e qelive, dhe nisi një valë kaosi në burgun famëkeq të SHBA.

I dyshuari liroi të burgosurit e tjerë nga qelitë, të cilët nisën të brohorisnin dhe të tentonin thyerjen e portave të burgut të Oklahoma në fundjavë.

Në pamjet e transmetuara në Twitter e Facebook të burgosurit ankoheshin për kushtet “e tmerrshme”, teksa mbanin peng oficerin e lidhur. Në pamje të burgosurit shiheshin që kërcenin para oficerit të kapur, pasi i kishin marrë atij radion dhe çelësat e qelive.

Sherifi Tommie Johnson tha se pas ardhjes së përforcimeve nga policia, zyrtarët u përpoqën të ulin tensionet me të burgosurit, por rrjedhimisht u detyruan të qëllojnë për vdekje të burgosurin që po mbante oficerin në pozicion pengu, me diçka të lidhur rreth qafës së tij.

Të shtënat ndodhën në kalin e 10-të të burgut, ku mbahen kriminelët më të rrezikshëm.

Në pamjet e incidentit tregohej sesi të burgosurit ankoheshin për kushtet e burgut, teksa një prej tyre thoshte “nuk bëjmë dot dush”.

Edhe personi që regjistron ankohet për kushtet e jetës në burg duke thënë: “Uji nuk punon, tualetet janë të bllokuara. kështu po jetojmë këtu”.

Administratori i burgut Greg Williams tha në konferencën e mëpasshme të shtypit se roja ishte marrë peng teksa po shpërndante mjekimet, dhe se nuk ishte lënduar rëndë nga ngjarja.

Ai shtoi se nuk e dinte nëse revolta vinte prej kushteve të rënda të burgut.

“Ne nuk e dimë këtë. Nuk kemi folur ende me të burgosurit e përfshirë”.

Ndërsa Reverend T. Sheri Dickerson, drejtuese e grupit Black Lives Matter për Oklahoma tha se video ka ngritur shqetësime: “Kjo nuk është diçka e re. Kushtet çnjerëzore në burgun e Oklahoma janë të tmerrshme.”

Priftëresha nisi të përlotej kur iu njoftua se një i burgosur ishte qëlluar për vdekje. “Ata nuk respektojnë dinjitetin e personave, kur ata ngrejnë zërin për t’u thënë se janë qenie njerëzore dhe duhet të trajtohen si të tillë”.

FOTO GALERI
5/5
Autori i dyshuar i pengmarrjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA