‘Qielli merr flakë’/ Zjarr gjigand shpërthen në rafinerinë e naftës pas stuhisë së rrufeve në Indonezi (foto dramatike)

29/03/2021 15:48

Qiejt mbi një fshat indonezian ishin kthyer sot në një ferr zjarri pas një shpërthimi në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend.

Zjarrfikësit po luftonin ende për të vënë nën kontroll flakët në rafinerinë Balongan Java Perëndimore prej mëngjesit të sotëm.

Shtëllunga të trasha tymi ngriheshin në qiell nga rafineria, e cila prodhon 125,000 fuçi naftë në ditë, dhe operohet nga kompania shtetërore Pertamina.

Të paktën pesë njerëz janë lënduar rëndë, ndërsa 15 të tjerë kishin pësuar plagë më pak serioze,  fatkeqesisht tre nejrëz raportohen të humbur.

Një person vdiq nga një atak kardiak pas shpërthimit në rafineri, sipas agjencisë vendase të katastrofave.

Punonjesit e emergjencave po punonin për zhvendosjen e rreth 1,000 rezidentëve nga zona e zjarrit, në dy qendra evakuimi të ngritura.

Në një deklaratë drejtori i Pertamina, Nicke Widyawati tha: “Për të parandaluar përhapjen e zjarrit kemi ndaluar operacionet e punës dhe burimet i kemi vendosur në shuarjen e flakëve.”

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë por kompania tha se flakët kishin nisur rreth mesnatës gjatë një stuhie me rrufe të shpeshta, dhe se në kohën e shpërthimit kishte shira të rëndë.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA