Më në fund, anija gjigande që bllokoi kanalin e Suezit për gati një javë, është e lirë

Pamjet filmike treguan sesi Ever Given 400 metra e gjatë u arrit të çlirohej duke i hapur kështu rrugën anijeve të tjera që prisnin në radhë prej ditësh. 10 rimorkiatorë punuan pa reshtur për ta tërhequr Ever Given me shpresën t’i jepnin fund ngërçit të saj dhe bllokimit te njërës prej rrugëve më të rëndësishme detare për tregtinë globale.

Ekipe nga Egjipti dhe pjesë të tjera të botës kanë punuar pa reshtur që anija të drejtohej e t’i rikthehej lundrimit, por përpjekjet e mëparshme kishin dështuar. Kjo e fundit sakaq, u krye gjatë baticës kur uji në kanal mbërrin nivelin e vet më të lartë, ç’ka ndihmoi që anija të lëvizte. “Ever given”, 224 mijë tonë është pothuajse e gjatë sa Empire State Building. 27 mijë metra kub rërë janë hequr deri tani në përpjekjet për lirimin e saj. Edhe pse nuk ndihmoi shumë në lëvizjen e anijes, kjo bëri që të çliroheshin helikat e bllokuara pas hasjes në cektinë.

Për këtë episod do të ketë një hetim, pasi ekspertët tani thotë që erërat e forta në zonë dhe stuhia e rërës nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar kaq fort kursin e një gjigandi të tillë, por dyshohet edhe për ndonjë problem teknik apo gabim njerëzor. Mësohet se kanali I Suezit po humbet 14  milionë dollarë në ditë nga tarifat e tranzitit, ndërsa miliarda dollarë mallra janë bllokuar në më shumë se 350 anije që presin të kalojnë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA