Djali plagos babain e tij në Mitrovicë
29/03/2021 12:23
Një 65 vjeçar është plagosur nga djali i tij në mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti tregoi për KosovaPress se të dielën mbrëma 65 vjeçari ka kërkuar tretman mjekësor.
I dyshuari mbetet në kërkim, ndërsa rasti po hetohet si “dhunë në familje” dhe “lëndim trupor”.
“Gjatë natës në Mitrovicë, është raportuar një rast “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tije. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të i jen shkaktuar nga një mjetë i mprehtë”, tregoi Zahiti.
Top Channel