Portugalia barazoi 2-2 me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Katar 2022. Por në këtë ndeshje la shenjë një episod që ndodhi në fund.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë për luzitanët por u anullua nga gjyqtari, kjo me pretendimin se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale. Ky veprim e ‘tërboi’ sulmuesin e Juventus i cili më pas u ndëshkua me karton të verdhë për reagimet e tij.

Sulmuesi portugez ishte i bindur për të kundërtën dhe goli i tij do t’i jepte fitoren Portugalisë. Ju ftojmë të shikoni video dhe foto nga goli që shënoi Ronaldo:

FOTO GALERI
2/3

Top Channel