“Kam parë shumë gjëra, ato janë traumat e jetës”/ Rrëfimi i Rogert Sterkajt në ‘Flet’ me Ilnisa Agollin: Për një 11-vjeçar… Bledi Mane u infektua me Covid 19 dhe pasi rikthimit në studion e emisionit “E Diell”, tregon si e përjetoi sëmundjen.
Pasi bën thirrje për të treguar kujdes, Mane rrëfen ditët e infektimit. “Më e tmerrshmja ishte gjatë natës, isha me temperaturë 39.5 dhe ndeshesha me ëndrra të frikshme, më dukej se rrotullohej në dhomë qeliza e virusit, Covid. Direkt pasi hapja sytë, më krijoheshin vibracionet e ngjyrave dhe dukej që kishte ardhur te pallati im, por thosha mos të shkojë virusi në ‘Trotuar’ e të mos kapë vajzat e bukura”, përfundon me humor.
Ai quan groteske, disa telefonata, që merrte nga njerëzit. “Më groteskja është që kur isha i shtrirë në krevat, telefoni nuk pushonte dhe njerëz që ankoheshin pse nuk mbajta fjalën për kafe, pse nuk mbajta premtimin, ndërkohë që isha në atë gjendje”.
Top Channel