Serb
Serbia ka filluar prej dy ditësh vaksinimin kundër koronavirusit të punonjësve të sektorit të biznesit, në vendet e Ballkanit.ia ka filluar prej dy ditësh vaksinimin kundër koronavirusit të punonjësve të sektorit të biznesit, në vendet e Ballkanit.
Rreth 8 mijë punëtorë nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, sipas radios Evropa e Lirë, janë paraqitur në Serbi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit gjatë kësaj fundjave. Vaksinimi po bëhet nën organizimin e Odës Ekonomike të Serbisë, e cila në bashkëpunim me Qeverinë serbe, ka siguruar 10.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Më herët gjatë javës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës refuzuan të shkonin në Beograd për t’u vaksinuar, duke përmendur “arsye parimore”. Por, nga Oda Ekonomike Serbe kanë deklaruar se disa biznesmenë nga Kosova janë paraqitur direkt tek ata për vaksinim.Ndërkohë që ka pasur edhe kompani shqiptare, që kanë nisur punonjësit e tyre nga Tirana në Beograd për tu vaksinuar.
Në Maqedoninë e veriut ndërkohë, autoritetet konfirmojnë radhë të gjata në pikat kufitare me Serbinë. Për shkak të mungesës së vaksinave në Maqedoninë e veriut, mijëra qytetarë të shtunën dhe të dielën iu përgjigje thirrjes së autoriteteve serbe për t’u vaksinuar falas, pasi më parë ishin regjistruar në sistemin elektronik serb për imunizim.
Lidhur me dyndjen në kufijtë drejt Serbisë ka reaguar lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski duke akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin me pandeminë. Serbia ndërkohë kryeson në rajon për sa i takon numrit të vaksinave të siguruara kundër koronavirusit dhe madje është shfaqur edhe në rolin e donatores, duke i dhuruar vaksina Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Malit të Zi.
Top Channel