Kualifikueset Katar 2022/ Ronaldos i anullohet goli në minutat shtesë, Portugalia barazon 2-2 me Serbinë

27/03/2021 23:40

Një gol fantazmë i Cristiano Ronaldos në sekondat e fundit të shtesës në sfidën Serbi – Portugali 2-2 do të diskutohet gjatë në ditët në vijim, aq më tepër që i hoqi dy pikë përfaqësueses luzitane dhe mundësinë për të kryesuar e vetme Grupin A kualifikues.

Në “Marakana” të Beogradit, Portugalia kryesoi 0-2 në pjesën e parë me dy gola të futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Kundërpërgjigjja e serbëve në pjesën e dytë ishte mbresëlënëse. Vendësit shkurtuan diferencën me Mitrovic e pak më vonë barazuan me Kostic, por atëherë kur pritej vetëm vërshëllima e trefishtë e kryesorit, Ronaldo merr një top të gjatë nga mesfushë e drejton topin për në portë, por në momentin e fundit ndërhyn një mbrojtës. Në fakt, pamjet e përsëritura tregojnë se topi e kishte kaluar plotësisht vijnë fatale.

Nuk përmbahet me protesta Cristiano Ronaldo, i cili ndëshkohet me karton të verdhë nga holandezi Makkelie, pasi po i kërkonte llogari anësorit. CR7 u largua i irrituar nga fusha, ku hodhi gjithë zemërim edhe shiritin e kapitenit që mbante në krah. Po në Gruopin A, Luksemburgu befasoi 0-1 Irlandën në Dublin me gol të Rodrigues.

Top Channel