Italia raporton shifra tragjike, 457 të vdekur dhe 24 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

27/03/2021 03:13

Gjatë 24 orëve të fundit, 457 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar në 107 256 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Shifrat e infeksioneve vijojnë të mbeten të larta, me 23 987 raste të reja në 24 orë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 3,488,619.

Autoritetet raportuan se janë shëruar 19 764 persona, ndërsa numri i të shtruarve vijon të jetë i lartë

Top Channel