Sezoni i ri i Formulës 1 tashmë ka nisur dhe gjithçka duket gati për Çmimin e Madh të Bahreinit që do të zhvillohet këtë të dielë. Njeriu për t’u mundur është në mënyrë të padiskutueshme Leëis Hamilton.

Piloti anglez është kampioni në fuqi dhe në 2020-ën siguroi titullin e 7-të kampion duke barazuar një ikonë si Michael Schumacher. 36-vjeçari rinovoi kontratën e tij me Mercedesin edhe për këtë sezon duke përfituar rreth 40 milionë euro. Ai është gati për të rinisur luftën, megjithatë edhe pse duket i gatshëm për të garuar edhe përtej këtij sezoni nuk është 100% i sigurt.

“Në momentin aktual ku ndodhem nuk mendoj se po shkoj drejt fundit të karrierës, sigurisht do të ketë ndryshime sezonin tjetër dhe më duket se do të jenë ndryshime entuziazmuese. Do jetë një format i ri dhe skuderitë nuk do të kenë më diferenca të mëdha. Për mometnin nuk më duket se jam gati të tërhiqem, por pas 8 muajsh do ta kuptoj veten më mirë. Personalisht besoj se do vazhdoj, por asnjëherë nuk i dihet.”

Hamilton do të synoj titullin e 5-të radhazi ndërsa ka rekordin e triumfeve në Çmimet e Mëdha duke fituar deri më tani në karierën e tij 95 gara.

Top Channel