Start perfekt i Turqisë në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Përfaqësuesja e drejtuar nga veterani Senol Gunes mposhti thellë 0-3 Norvegjinë në stadiumin “La Rosalada” të Malagas dhe tashëm kryeson me pikë të plota (6 pikë) Grupin G së bashku me Malin e Zi.

Turqit, vetëm pak ditë pas suksesit 4-2 me Holandën mundën të neutralizonin edhe “yjet” e skuadrës nordike, Haaland, Sorloth dhe Odegaard, e tashmë hedhin me prepotencë kandidaturën për vendin e parë në grup. Golat në këtë takim u shënuan nga Tufan në minutat 2’ dhe 59’ dhe Soyncu në të 28-tën.

Holanda shmang blofin në sfidën e shtëpisë me Letoninë, të cilën e mposhti 2-0 me golat e Berghuis dhe de Jong. Fiton ndeshjen e dytë në Grupin G edhe Mali i Zi, që iu imponua 4-1 Gjibraltarit. Një nga katër golat e fqinjëve tanë e shënoi Fatos Beqiraj.

Në takimet e tjera Russia mposhti 2-1 Slloveninë, Bjellorusi – Estoni u mbyll 4-2 dhe Kroaci – Qipro 1-0.

Top Channel