SHBA, 5 të vdekur në Alabama nga stuhia e tornadove 200km/orë (foto-video)

26/03/2021 17:36

Të paktën pesë njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga një super-tornado që goditi dje qytezën Calhoun në Alabama. Meteorologët thonë se tornado është pjesë e një “sistemi stuhish që po rrokulliset ngadalë në jugun e SHBA”.

Disa njerëz janë plagosur së bashku dhe shtëpi banimi janë shkatërruar e shembur nga katastrofa.

Fotot e videot tregonin dëme të mëdha në disa komunitete teksa shërbimet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e njerëzve të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Guvernatori i Alabama, Kay Ivey tha: “Tragjikisht kemi raportime për humbje jete. Ofroj ngushëllimet e mia për familjarët por stuhia nuk ka mbaruar. Duhet të sigurohemi e të qëndrojmë vigjilentë”.

Tre njerëz u vranë në shtëpinë e tyre të drunjtë që u shemb nga stuhia, ndërsa dy të tjerë raportohet se u vranë nga ererat në rulotat e tyre.

Në disa video të shpërndara ne rrjet shiheshin shoferë që ndalonin për të parë në distancë tornadon spërdredhës.

Rreth 50 tornado u raportuan javës që shkoi në këtë zonë dhe atë të Mississippi.

Rezidentët janë paralajmëruar të qëndrojnë larg autostradave teksa paralajmërimet vijojnë për zonat e Alabama, Mississippi e jugu i Tennessee.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA