Rusia promovon Kalimin Arktik si alternativë ndaj Kanalit të bllokuar të Suezit (fotot)

26/03/2021 19:20

Kalimi komercial i Arktikut është një alternativë efektive ndaj Kanalit të Suezit, i cili është bllokuar prej të martës, shkruante sot korporata bërthamore ruse Rosatom në disa komente me nota humori.

Propozimi vjen pasi një anije transportuese 400-metra e gjatë është bllokuar për së gjeri në kalimin e rëndësishëm të tregtisë globale, duke shtuar frikat dhe pasiguritë për rritje të kostove dhe për ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit tregtar mes Azisë dhe Evropës.

Në komente, grupi Rosatom listonte disa arsye përse rruga tregtare ruse e Arktikut është një alternative e vlefshme.

Së pari ajo përmendte formën “e pahijshme” të diagramit të lëvizjes së anijes në Detin e Kuq para se të bllokohej, duke thënë se kalimi Arktik ofron shumë më tepër hapësirë “për të bërë vizatime çapkëne”.

Ndërsa më tej kompania tha se siguronte transportin e sigurtë të shoqëruar nga akullthyeset e saj bërthamore, që kanë fuqinë të çlirojnë çdo mjet të ngecur.

Komenti ilustrohej me imazhet e akullthyeseve të Rosatom duke çliruar një anije të bllokuar në akull në fillim të vitit.

Flota arktike e Rosatom ka pesë akullthyese bërthamore, me bazë në portin e qytetit verior rus Murmansk.

Në një tjetër koment Rosatom tha se rruga Arktike ruse është kalimi më i shkurtër që lidh Evropën e Azinë. Ajo kalon në disa dete të oqeanit Arktik, përfshi detet Barents, Kara, Laptev, Siberiano-lindor, Detin Chukchi, dhe një pjesë të detit Bering ne oqeanin Paqësor.

Rosatom shtonte “Lundrimi nga Murmansk drejt Japonisë nga rruga detare veriore është  5770 milje & në krahasim me 12 840 milja nga Kanali i Suezit”, duke thene se kalimi egjiptian mund të jetë i bllokuar për ditë me radhë.

FOTO GALERI
2/3
Rosatom shtonte se kalimi egjiptian mund të jetë i bllokuar për ditë me radhë.

Top Channel