Momentet shokuese kur krokodili gjigand gëlltit peshkaqenin me një kafshim (fotot)

26/03/2021 17:15

Disa foto të pabesueshme tregonin së fundmi një krokodil 800kg që ngrihej në sipërfaqe për të gëlltitur një peshkaqen të vogël në një grykëderdhje lumi në lindje të Australisë.

Në një prej fotove shihet sesi krokodili i afrohet tinës këlyshit të peshkaqenit ‘dem’ dhe hap sa mundet gojën e tij për gostinë e tij.

Zvarraniku gjigand shihet më pas që mbyll kapjen në nofullat e tij, megjithë tentativat e shpëtimit nga peshkaqeni.

Momenti u kap nga fotografi shkencor Mark Ziembicki nga North Queensland, Australi, gjatë një vizite në brigjet lindore të Australisë.

Sipas Mark, hapja e kohëve të fundit e estuarit St Lucia dhe shirat e dendur, kanë bërë që kafshët detare të takohen me predatorët e mëdhenj të lagunave ne perballje vrasese.

“Një rezident i zonës më tha se një krokodil po ha një peshkaqen. Kur u ktheva ai ishte duke shtypur peshkaqenin në gojën e tij, teksa iu deshën 10 minuta për ta vrare”, tha Mark.

“Gradualisht peshkaqeni ndaloi përpëlitjet dhe e gëlltiti të gjithin nga koka. Ne të gjithë u habitëm, megjithse dy masat e kafshëve nuk përputheshin me njëra-tjetrën”.

Krokodilët kanë kafshimin më të fortë në botën e kafshëve, mesatarisht tetë herë më të fortë se kafshimi i një peshkaqeni të bardhë.

Ne nje tjeter episod ne video nga Australia, nje krokodil u vjedh peshkatareve krokodilin e zene me grep:

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA