Lagjia e re në Spitallë/ Kryeministri inspekton projektin për 1 mijë apartamente të reja për Durrësin

26/03/2021 15:13

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, ku inspektoi vijimin e procesit të vaksinimit si dhe rindërtimin.

Lagjja e re në Spitallë është një kantier i madh ku punohet papushim. Një qytezë e vërtetë, ku në përfundim të punimeve do të ketë rreth 1000 apartamente për 4000 banorë. Kryeministri Edi Rama e vijoi inspektimin pikërisht në këtë kantier ku punimet aktualisht po zhvillohen për ndërtimin e infrastrukturës.

“E gjithë infrastruktura publike do të investohet nga buxheti i shtetit, në kuadër të Programit të Rindërtimit” – u shpreh Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili shtoi se “i gjithë zhvillimi zonës është bazuar në strategjinë e re të zhvillimit ekonomik dhe social.

Ky është dhe siti që ne do të punojmë së bashku me Emiratet e Bashkuara. Është donacioni prej 70 milionë dollarësh dhe këtu do të ndërtohen 1000 apartamente. Ndërkohë dhe 1000 të tjera do të ndërtohen në zona të tjera të Bashkisë së Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA