Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak është kërcënuar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Balje me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka zbuluar se ka marrë tre telefonata anonime.

“Kujdes votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”, është kërcënimi që ka marrë në tre telefonatat nga persona të panjohur. Balje thekson se kushdo ka guxuar ta kërcënojë, do të përballet me organet e drejtësisë, si dhe premtoi që asgjë nuk mund ta ndryshojë votën e saj.

Statusi i plotë

SOT U KËRCËNOVA PATURPËSISHT !

Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime (dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!

Unë e kuptoj që dikujt ja kam prish planet dhe ai “dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerëz të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi “lakuriq” para organeve të drejtësisë të Kosovës.

I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurrë askush nuk do të mund ta ndryshoj.

Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA