Një këlysh luani dukej sikur “do të shpërthente” teksa relaksohej me barkun e tejmbushur, pasi hëngri një copë të madhe nga gostia e tufës me zebrën e vrarë.
Me siguri këlyshi duhet të ketë kuptuar se kishte “sytë më të mëdhenj se barkun” teksa shtrihej në një kodër shkëmbore duke tentuar të treste ushqimin.
I vogli është pjesë e një tufe luanësh në rezervatin e famshëm kenian të botës së egër Masai Mara, në të cilin fotografohej nga Burak Dogansoyal.
Tufa e luaneve sapo kishin vrarë në bashkëpunim një zebra të rritur, me të cilën kishin ngrënë në masa të mëdha.
Por megjithse të stërngopur me vaktin e tyre, disa prej këlyshëve ishin të aftë të luanin lojra, para se të shtriheshin me kurriz, duke nxjerrë barkun nga dielli.
Dogansoyal tha: “Nuk ka gjë më të bukur se një këlysh luani me barkun e mbushur”.
“Këlyshi ishte thuajse pesë muajsh. Luanët nisin të hanë mish kur arrijnë moshën tre muajshe. Pasi ngrënies, këlyshi luante me këlyshët e tjerë dhe bënte atë që bëjnë më mirë të gjithë të vegjëlit, të ngacmojnë nënen e tyre. Megjithse numrat e luanëve po bien në Afrikë, të shikosh tufat e luaneve është relativisht e thjeshtë në rezervatet e kontinentit”, shtoi ai .
Luanët afrikanë janë klasifikuar tashmë si një specie e rrezikuar, me vetëm rreth 23,000 të mbetur në botën e egër. Tanimë më shumë se gjysma e luanëve afrikanë janë mbi 25 vjeç.
Top Channel