Këlyshi i luanit shtrihet me barkun e mbushur pas gostisë së tufës me zebrën (fotot)

26/03/2021 15:45

Një këlysh luani dukej sikur “do të shpërthente” teksa relaksohej me barkun e tejmbushur, pasi hëngri një copë të madhe nga gostia e tufës me zebrën e vrarë.

Me siguri këlyshi duhet të ketë kuptuar se kishte “sytë më të mëdhenj se barkun” teksa shtrihej në një kodër shkëmbore duke tentuar të treste ushqimin.

I vogli është pjesë e një tufe luanësh në rezervatin e famshëm kenian të botës së egër Masai Mara, në të cilin fotografohej nga Burak Dogansoyal.

Tufa e luaneve sapo kishin vrarë në bashkëpunim një zebra të rritur, me të cilën kishin ngrënë në masa të mëdha.

Por megjithse të stërngopur me vaktin e tyre, disa prej këlyshëve ishin të aftë të luanin lojra, para se të shtriheshin me kurriz, duke nxjerrë barkun nga dielli.

Dogansoyal tha: “Nuk ka gjë më të bukur se një këlysh luani me barkun e mbushur”.

“Këlyshi ishte thuajse pesë muajsh. Luanët nisin të hanë mish kur arrijnë moshën tre muajshe. Pasi ngrënies, këlyshi luante me këlyshët e tjerë dhe bënte atë që bëjnë më mirë të gjithë të vegjëlit, të ngacmojnë nënen e tyre. Megjithse numrat e luanëve po bien në Afrikë, të shikosh tufat e luaneve është relativisht e thjeshtë në rezervatet e kontinentit”, shtoi ai .

Luanët afrikanë janë klasifikuar tashmë si një specie e rrezikuar, me vetëm rreth 23,000 të mbetur në botën e egër. Tanimë më shumë se gjysma e luanëve afrikanë janë mbi 25 vjeç.

FOTO GALERI
4/7
Tufa e luaneve sapo kishin vrarë në bashkëpunim një zebra të rritur, me të cilën kishin ngrënë në masa të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA