Fox News paditet për $1.6 miliardë për pretendimet e manipulimit të zgjedhjeve në SHBA (fotot)

26/03/2021 20:46

Kompania e sistemeve votimit Dominion ka depozituar një padi shpifjeje për $1.6 miliardë kundër rrjetit informativ amerikan Fox News, me argumentimin se ka promovuar idenë e manipulimit të zgjedhjve në SHBA.

Konservatorët dhe mbështetësit e ish presidentit Trump pretendonin vitin e kaluar se kompania kishte manipuluar makineritë e saj për të ndryshuar rezultatet në favor të demokratit Joe Biden.

Pretendimet gjetën jehonë te Trump dhe mund të jenë një nga shkaqet e trazirave të 6 janarit në Kongresin e SHBA.

Fox News tha se do të sfidonte në gjykatë “padinë e pabazë”.

Në padi argumentohet se Fox News ka pritur folës që nxisnin teori konspiracioni kundër kompanisë Dominion dhe zgjedhjeve të 2020 në SHBA, “duke flakur tej të vërtetën” për arsye se “puna dhe biznesi i rrjetit Fox janë gënjeshtrat”.

Ndërsa reagimi i agjencisë thoshte: “Fox News Media është krenare për mbulimin e saj të zgjedhjeve 2020, sipas traditës së gazetarisë së SHBA, dhe do të refuzojë me të gjithë forcën këtë padi të pabazë”.

Dominion është një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të votimit në SHBA dhe makineritë e saj u përdorën në 28 shtete për zgjedhjet e nëntorit.

Për pretendime të njëjta Fox News është paditur edhe nga kompania tjetër e teknologjisë së votimit Smartmatic, e cila kërkon $2.7 miliardë dëmshpërblim.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA