Fituesja më e re e lotarisë/ Humbet të gjithë paratë, përfundon me asistencë 

26/03/2021 22:25

Callie Rogers ishte vetëm 16 vjeç kur fitoi lotarinë në Britani, çka e bëri fituesen më të re në historinë e vendit. Por sot që është 33 vjeç dhe me katër fëmijëve, asgjë nuk i ka mbetur nga ato 1,8 milionë paund.

Së fundi, u përfshi në një aksident me makinë dhe kur policia e ndaloi, Rogers dhe i dashuri i bënë rezistencë. Efektivët u desh t’i spërkatnin me spraj djegës që t’i vinin prangat, dhe aty panë se gruaja e re ishte e droguar. Sot, Callie jeton me asistencë nga shteti. Si i shpenzoi paratë e fituara pa mund? Me festa, operacione plastike, narkotikë dhe veshje firmato.

33 vjeçarja u dha shuma të mëdha parash edhe të afërmve dhe miqve, dhe shpenzimeve pafund, sot nuk ka më asnjë qindarkë, as për vete e as për fëmijët e saj. Siç rrëfen tani, fama e menjëhershme erdhi me pasoja, duke përfshirë këtu dhe sulmin nga dy gra në 2018-tën, që e lanë pandjenja në një pellg gjaku, brinjë të thyera e dëmtim të përhershëm të shikimit.

Rogers ka vuajtur edhe nga depresioni, megjithatë thotë se nuk i vjen keq që e fitoi atë lotari.

Top Channel