‘Ajo vetë e dëshironte’/ Kuzhinjeri i bashkohet përdhunimit të adoleshentes në dyqanin e picave (fotot)

26/03/2021 18:44

Një guzhinjer picash që iu bashku perdhunimit në grup të një adoleshenteje në dyqanin ku punonte, tha sot në gjyqin e tij në Australi se ajo vetë dëshironte të kryente marrëdhënie me të.

41 vjeçari Ricardo Audish, është shpallur fajtor për përdhunimin e një 18-vjecareje mbi një tufë karrigesh në restorantin e tij në Sydney, Australi. Audish është zbuluar se ka gënjyer disa herë gjatë deponimeve të tij.

Viktima në gjendje të intoksikuar, ishte kaluar dorë më dorë duke kryer marrëdhënie disa djem adoleshentë.

Para sulmit vajza raportohet se kishte pranuar të kryente marrëdhënie me të dashurin e saj në tualetin e picerisë.

Kur ata kishin mbaruar, i dashuri i kishte thënë se “djemtë e tjerë duan të bëjnë seks me ty tani” por ajo ishte përgjigjur “ç’dreqin thua, jo”, u tha në gjykatën e rrethit të New South Wales.

Më pas një djalë tjetër hyri në tualet dhe i ofroi viktimës një cigare që besohet se ishte kanabis. Prokurori tha se vajza kishte tymosur kanabisin që e kishte bërë të ndjehej “e qetë”.

Por pas kësaj, ajo nisi të humbiste vazhdimisht ndjenjat, gjatë sulmit të rëndë të 15 tetorit 2016, teksa vijonte të përdhunohej nga meshkujt.

Pas sulmit viktima ndjehej e çorientuar dhe mbahej në një shtyllë për të qëndruar në këmbë.

Avokati i mbrojtjes tha se nuk ka prova që viktima ka tymosur kanabis apo substanca të tjera, por Audish u ekspozua duke gënjyer në gjykatë të paktën tre herë.

Fillimisht ai tha se nuk kishte qenë në restorant në kohën e sulmit, ndërsa një koleg i tij tha se Audish ishte përpjekur ta bindte të gënjente në gjykatë për ta ndihmuar. Më pas ai pranoi se kishte qenë në restorant por refuzonte se kishte kryer marrëdhënie me viktimën.

Edhe kjo e fundit u hodh poshtë nga analizat ADN që zbuluan se sperma e tij ishte në trupin e viktimës.

Më pas avokati i mbrojtjes tha se i akuzuari gënjeu sepse ishte i martuar dhe nuk dëshironte që gruaja ta marrte vesh.

Audish është shpallur fajtor për tre akuza sulmi të rëndë seksual në grup.

Gjykatësi David Arnott refuzoi sot lirimin me kusht të të akuzuarit, i cili reagoi në sharje, së bashku me gruan e tij, e cila shante gjykatën në mbrojtje të bashkëshortit përdhunues.

FOTO GALERI
3/3
Audish është shpallur fajtor për tre akuza sulmi të rëndë seksual në grup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA