‘Shigjetat e Kuqe’ në manovra mahnitëse akrobatike mbi bazën ajrore britanike (fotot)

25/03/2021 16:44

Formacioni i nëntë gjuajtësve stërvitorë britanikë të njohur si “Shigjetat e Kuqe” u ngritën dje në qiell duke praktikuar lëvizje të habitshme akrobatike në qiejt e bazës ajrore të Scampton.

Grupi përbëhet nga pilotët më të mirë të forcave ajrore britanike dhe stërvitja e tyre vazhdon deri në mes të pranverës, para se të zhvendosen në një tjetër vendndodhje me mot më të parashikueshëm, për të arritur performancën e përkryer.

Për të marrë pjesë në performancë pilotët duhet të kenë kompletuar turneun operacional me gjuajtës të shpejtë si Tornado, Harrier ose Typhoon.

Ata duhet të kenë gjithashtu 1,500 orë fluturimi të kryera me notë “mbi mesataren” për t’u pranuar në poste.

Nëntë Shigjetat e Kuqe shiheshin në fluturim formacioni mbi bazën ajrore të Scampton në Lincolnshire.

Shigjetat e Kuqe datojnë prej vitit 1964, kur u krijuan nga pilotë të sektorëve të ndryshëm për nderimin e ceremonive të ndryshme çdo vit.

Grupi shihet që bën prova për lëvizjet e sinkronizuara ajrore në bazën e Scampton.

Avionët lëshojnë pas vetes një gjurmë tymi të bardhë, të kuq e blu.

Ngjyra origjinale e tymit të performancës është i bardhë.

Tymi krijohet duke injektuar karburant në daljen e pasme të gazrave të motorit.

FOTO GALERI
1/20
Formacioni i nëntë gjuajtësve stërvitorë britanikë të njohur si “Shigjetat e Kuqe” u ngritën dje në qiell duke praktikuar

Top Channel