Nuk paskan të sosur/ Në Indi shfaqet mutacioni i dyfishtë i Covid 

25/03/2021 21:14

India e përballur me numrin më të lartë ditor të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi këtë vit, raportoi shfaqjen e një variant te ri të tij, I cili është përshkruar si një “mutacion i dyfishtë”.

Ky varianti është gjetur në më shumë se 200 kampionë në shtetin perëndimor Maharashtra. Ekspertët e shëndetësisë janë treguar megjithatë të kujdesshëm të mos japing alarmin, pasi mutacioni sipas tyre nuk është zbuluar në një numër aq të madh rastesh sat ë shkaktojë panik. Termin “mutacion i dyfishtë”, epidemiologët e përdorën për t`iu referuar faktit që tek mutacioni në fjalë janë dalluar karakteristikat e dy varianteve të tjera tashmë të identifikuara.

“Nuk është një term shkencor, është thjesht një mutacion tjetër deri me sa duket, unik për Indinë”, tha Ramanan Laxminarayan, themelues i Qendrës për Dinamikën e Sëmundjeve, Ekonomisë dhe Politikës në New Delhi. Nuk dihet ende me saktësi nëse ai është më infektues dhe vdekjeprurës se mutacionet  e mëparshme.

Dy vaksinat e aprovuara për përdorim në Indi, ajo e zhvilluar nga AstraZeneca dhe universitet i Oksfordit dhe tjetra e krijuar nga kompania vendase Bharat Biotech – janë efikase kundër variantit britamnik dhe atij Brazilian të Sars Cov 2.

Top Channel