Në Himalaje po shkrijnë akujt/ Rrezikohen një miliard e gjysmë njerëz

25/03/2021 22:41

Shkëputja e një pjese të akullnajës së Nanda Devi nuk ishte një episod i vetëm, por mund të përsëritet kushedi sa herë, thonë shkencëtarët.

Orteku gjigand i ujit, baltës e mbetjeve që shkatërroi në fillim të shkurtit fshatin e Renit në zonën e Himalajeve ishte vetëm një sinjal i asaj që banorët e tokave të larta të malit më të lartë në botë e vërejnë prej disa kohësh: klima e habitatit të tyre po ndryshon në mënyrë dramatike dhe ngrohja globale po shkrin akullnajat, po i bën rajone të tëra të pasigurta tashmë e po vendos në rrezik mbi një milliard e gjysmë persona.

Temperaturat në majat më të larta të Tokës janë rritur mesatarisht më shumë se në vargmale të tjera”, thotë për Financial Times Maharaj Pandit, docent i studimeve mjedisore pranë Univrsitetit të Neë Delhit. Ai shprehet se mbi 200 vetë humbën jetën në katastrofën e Renit; brenda pak minutash dy diga u shkatërruan si të ishin prej kartoni, e bashkë me to, edhe impiantet e tyre hidroelektrike.

Ky skenar rrezikon të përsëritet përgjatë 2.500 kilometa vargmalesh, akullnajash, pllajash e luginash, duke nisur nga province kineze e Yunnanit e der në Pakistanin lindor, që formojnë rajonin Himalaya-Karakorum, ku përfshihen dy majat më të larta të planetit, Everest e K2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA