Momentet e tmerrshme kur vjedhësja e fëmijës maskohet si doktoreshë e spitalit për të gënjyer nënën (fotot)

25/03/2021 17:38

Ky është momenti kur një grabitëse fëmijësh maskohet si doktoreshë e një spitali në Kairo për të vjedhur foshnjen nga e ëma.

E dyshuara, identiteti i të cilës nuk është bërë publik nga policia, hyri e maskuar në spitalin e fëmijëve Abu Al-Rish në Giza, pranë Kairos, duke pretenduar se ishte mjeke.

Dëshmitarët thonë se ajo u afrua të nëna e fëmijës e veshur me përparëse të bardhë, duke ekzaminuar fëmijën, para se të kërkonte të largohej nga dhoma me qëllim “të kryente të tjera kontrolle”.

Kur nëna e fëmijës, e identifikuar vetëm si Mona K në dokumentacionin e policisë, u kthye për të kontrolluar, ajo pa se bebja e saj tre-muajshe dhe “doktoresha” ishin zhdukur.

Policia e Kairos tha se kishte përcaktuar rrugën e kryer nga gruaja, duke përdorur përshkrimet e nënës dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Pasi kishte dalë nga spitali, ajo kishte marrë disa taksi të ndryshme për të humbur gjurmët e rrugës së saj, raporton The New Arab.

Më pas me beben gruaja kishte përdorur transportin publik për të arritur në stacionin e trenit Mohamed Naguib.

Fëmija ishte gjetur më vonë me gruan, dhe është kthyer shëndoshë te familja e tij, ndërsa e dyshuara është arrestuar.

Në tetor në Kairo, një burrë shfaqej në një video teksa tentonte të grabiste një foshnje nga krahët e nënës së saj.

Ndërsa në 2019, raportohej për një grua egjiptiane që pranoi vjedhjen e një foshnjeje të sapolindur nga spitali sepse trembej t’i tregonte të shoqit se kishte dështuar fëmijën e vet.

FOTO GALERI
2/4
E dyshuarahyri e maskuar në spitalin e fëmijëve Abu Al-Rish në Giza, pranë Kairos, duke pretenduar se ishte mjeke.

Top Channel