Momentet e tmerrit kur rrufeja godet majën e avionit të pasagjerëve para uljes (foto-video)

25/03/2021 15:51

Këto janë momentet e “ndërgjegjësimit” kur një avion me 140 pasagjerë në bord goditet nga rrufeja teksa përgatitej për uljen.

Avioni Boeing 737 MAX po fluturonte në lartësi rreth 10 000 metra teksa kishte nisur uljen për në pistën e aeroportit Tocumen, në Panama City.

Pamjet dramatike të marra nga kabina e pilotëve tregojnë goditjen e fuqishme të rrufesë në hundën e avionit, teksa pilotët përpiqen të kalojnë një stuhi të ashpër ajrore.

Duke fluturuar avionin gjigand thuajse në errësirë të plotë, goditja e befasishme e rrufesë shihet disa metra larg dritares së tyre.

Por megjithë rrethanat dhe 140 pasagjerët nervozë në bord, të dy pilotët ruajtën gjakftohtësinë e tyre dhe arrijnë të ulin mjetin në pistë, pa u lënduar asnjeri.

Nuk pasi as dëmtime në trupin e Boeing 737 MAX.

Personi që filmonte skenën, pa dashur të emërohej, tha: “Rrufetë ndodhin shpesh në fluturim por është e veçantë të kapësh në video, ishte në fakt një regjistrimi thjeshtë gjatë fluturimit”.

Goditjet e rrufeve ndodhin shpesh gjatë fluturimeve prandaj trupi i avionit lyhet me një shtresë speciale boje finale, për të evituar dëme nga impakte të tilla.

Ngjarja ndodhi më 15 mars pranë kryeqytetit të Panamasë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel