Kanali i Suezit, ende i bllokuar/ Fotot që tregojnë përpjekjet e ekipit për të lëvizur anijen gjigande

25/03/2021 14:38

Përpjekjet për të zhvendosur  “Ever Given”, një anije kontejnerësh 400 metra e gjatë, e cila ka bllokuar Kanalin e Suezit në Egjipt që nga e marta.

Gërmuesit kanë pastruar rërën dhe baltën nga harku i anijes, ndërsa rimorkiatorët dhe vinçat e anijes po përdoren për ta lëvizur.

Të enjten, pronari i “Ever Given”, nga firma japoneze Shoei Kinsen, kërkoi falje për efektet që ka pasur incidenti, duke shkaktuar një bllokim trafiku të anijeve të transportit në rajon. Ai tha se po bënte çmos, së bashku me autoritetet lokale dhe operatorët e anijes, për të zgjidhur problemin, por paralajmëroi se është jashtëzakonisht e vështirë, raporton BBC.

Kanali i Suezit në Egjipt, u bllokua nga anija e madhe e transportit, që ngeci në breg, pasi humbi kontrollin. Pronari i anijes tha se ajo kishte humbur drejtimin pas një rryme të dyshimtë ere në veri të portit të Suezit. Egjipti thotë se ka rihapur kalimin e vjetër të kanalit për të devijuar trafikun.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel