Harry & Meghan; Konfirmohet filmi i radhës për braktisjen e Pallatit mbretëror nga Duka e Dukesha e Sussex (fotot)

25/03/2021 15:29

Drama që rrethon largimin e famshëm nga pallati mbretëror britanik i Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të jetësohet në një film, njoftohet sot ne SHBA.

“Harry & Meghan: Arratisja nga Pallati” do të sjellë një version artistik të “asaj që ka ndodhur vërtet në Pallatin Mbretëror, që shtyu Harry e Meghan të linin prapa gjithçka për të krijuar një të ardhme të re për veten dhe djalin e tyre Archie.

Ashtu si filmi tjetër i rrjetit amerikan Netflix, ‘The Crown’ (Kurora) filmi do të ketë aktorë në rolet e anëtarëve të familjes mbretërore si Princi William, Kate Middleton apo Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall.

Producentët me siguri do të marrin sa të munden nga intervista eksplozive e Dukës e Dukeshës së Sussex me gazetaren e vjetër amerikane Oprah Winfrey, edhe pse nuk dihet nëse do të përfshihen çështjet më të kontestuara si akuzat për racizëm nga anëtarë të familjes ndaj djalit të tyre Archie.

Filmi i pritur është i treti në trilogjinë e prodhimeve autobiografike për Harry & Meghan të cilët nisën në vitin 2018 me “Romancë Mbretërore”, për kohët e hershme të marrëdhënies së tyre, dhe atij të 2019 “Harry & Meghan: kthimi në Mbretërorë”, që u fokusua në martesën e tyre.

Mediat amerikane thonë se filmi i ri do të ‘detajojë izolimin në rritje të Meghan dhe zhgënjimin e saj në mungesën e mbështetjes nga familja prej sulmeve të shtypit britanik.

Në të do të pasqyrohen konfliktet familjare mes Kate e Meghan, Charles e Harry si dhe ato mes Harry e vëllait William, siç raportohet.

Edhe nuk janë publikuar zgjedhjet e aktorëve kryesorë, teksa në dy filmat e parë protagonistët kanë qenë një kombinim i ndryshëm aktorësh.

Aktorja amerikane Tiffany Smith ka luajtur më parë Meghan përkrah britanikut Charlie Field në rolin e Harry.

Filmi i dytë prekte cështjen e martesës dhe marrëdhënien problemtike të Meghan me babanë e saj.

Protagonistja Tiffany tha në një intervistë: “Kemi bërë disa gjëra të bukura me Kate. Ndërsa për Meghan një nga gjërat më interesante është aktivizmi i saj në mbrojtje të grave, dhe kjo ishte e rëndësishme për ne, përfshi edhe mua”.

FOTO GALERI
2/7
Aktoret Deborah Ramsay (Camilla), Steve Coulter (Princi Charles) dhe Murray Fraser e Parisa Fitz-Henley ne rolet e Harry e Meghan ne filmin e 2018 'Harry & Meghan, romance mbreterore'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA